coe_logo
  

 

 


Fushata për të luftuar dhunën ndaj grave, përfshirë dhunën në familje (2006-2008)

Konferencë e mbylljes së fushatës së Këshillit të Evropës për të luftuar dhunën ndaj grave, përfshirë dhunën në familje Strasburg, 10 dhe 11 Qershor 2008

Këshilli i Evropës mbajti një konferencë mbylljeje të fushatës së saj për të luftuar dhunën ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, më 10 dhe 11 qershor në Strasburg.

Kjo konferencë kishte për qëllim vlerësimin e rezultateve të fushatës si dhe masat e marra nga Këshilli i Evropës dhe shtetet e saj anëtare për të mbrojtur gratë nga dhuna. Pjesmarrësit shqyrtuan gjithashtu propozimet për veprime të ardhshme për të luftuar kundër kësaj forme dhunimi të të drejtave të njeriut, veçanërisht nevojën e hartimit të një Konvente të re të Këshillit të Evropës për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave.

Gjatë dy viteve, kjo fushatë – e para e llojit që ka një dimension panevropian – ka vendosur dhunën e lidhur me seksin në krye të prioriteteve politike me objektivin për të sensibilizuar pushtetet publike dhe popullsinë për këtë çështje, të detyrojë shtetet të miratojnë masa kombtare parandalimi dhe lufte kundër këtij fenomeni, të mbrojnë viktimat dhe të përndjekin autorët e kësaj lloj dhune.

Përfaqësues të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, mes të cilëve shumë ministra përgjegjës të luftës kundër dhunës ndaj grave, morrën pjesë në këtë manifestim, përkrah përfaqësuesve të organizatave ndërqeveritare ndërkombtare dhe të OJQ-ve.

Terry Davis, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, hapi konferencën, në të cilën shtypi është i hapur në orën 9.30.


Last updated 2008-11-05 09:16:00

 
   © CoE Information Office, Tirana 2004 | Graphics and Programming by CPR Production   top